Sekuestrohen 190 motoçikleta nё Pejё
Policia nё nё Pejё ka hartuar planin operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policor nё Pejё.
Nё kёtё plan i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim janё tё angazhuar zyrtar nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё.
Gjatё muajit qershor nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policr Pejё janё sekuestruar:
Njёqind e nёntёdhjetё (190) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim, mos mbajtje e helmetës dhe kundërvajtje tjera.

