Sorrat sulmojnë qytetarët në qendër të Prishtinës

Dy gra janë parë duke u sulmuar nga sorrat në Prishtinë.

Videot e dërguara sot në Express tregojnë momentin kur sorrat sulmojnë dy gra në qendër të kryeqytetit.

Njëra për pak sa nuk rrëzohet, ndërsa përpiqet t’i shmanget një sorre, duke e mbrojtur kokën me shall.

Sorrat, të cilat konsiderohen si lloji më inteligjent i shpendëve, janë bërë problem serioz në Prishtinë.

Vetëm në maj të këtij viti, dhjetëra personave u është dashur të kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve nga to.