Në Gjilan gjendet pa shenja jete personi i shpallur i humbur
Polica në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qytetarë që të lokalizohet vendndodhja e personit Xhemail (Mehmet) Behluli (20.04.1963, me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në Gjilan, i cili rezultonte i humbur që nga data 27.06.2024.
Sot me datën 02.07.2024 njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e humbur, pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, thuhet në njoftim.


