Arrestohet babai, rrahu vajzën 13-vjeçare

Jo rrallë edhe fëmijët janë viktima të dhunës në familje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku Policia arrestoi një 42-vjeçar, që dyshohet për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë e mitur, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë babai i saj.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari e kishte rrahur vajzën 13-vjeçare në pikë të mëngjesit, duke e bërë për spital si pasojë e lëndimeve trupore.

Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për vepër penale “Dhunë në familje”.