Kamenica ndalon mjetet piroteknike në vendet publike

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike si rrugë e sheshe.

Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi me datën 14 dhjetor dhe vlen deri më datën 2 janar 2020.

“Kryetari Kastrati tha se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve në segmentet rrugore publike dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta respektojnë këtë urdhëresë, pasi një mos respekt ndaj saj nënkupton gjoba”, thuhet në kumtesën për media të kësaj Komune.