Tragjike: Një 21-vjeçar humb jetën nga rrokullisja e traktorit

Në fshatin Verrnakollë, komuna e Vitisë, një 21-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht nga rrokullisja e traktorit.

I ndjeri është aksidentuar nga traktori, me të cilin ishte duke qarkulluar në këto zona malore.

Njoftimi është bërë në rrjetin social nga profili i fshatit Mogillë.