37 raste të reja me Covid-19 

UPDATE (22:44)– Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sapo i ka konfirmuar për 37 rastet e reja me Coronavirus në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

22: 38 – 37 raste të reja me Covid-19 mëson Mediafokus.info përmes burimeve në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

IKSHP pritet t’i konfrmojë pas pak./Mediafokus.info