Vajza që sot pasdite ra nga një ndërtesë në Prishtinë ishte nga Gjilani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  orët e pasditës në Prishtinë, ku një 20-vjeçare, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Mediafokus merr vesh se e ndjera dhe familja e saj janë me origjinë nga Gjilani.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera, por vetëm e ka konfirmuar rastin.

“Sot, me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46, policia ka pranuar një informatë se në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë, një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas mjekëve, nuk u ka mbijetuar plagëve”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha./mediafokus