Korona i rrëzoi në dysheme edhe aktorët e famshëm Tom Hanks e Rita Wilson, ky është rrëfimi i tyre

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson rezultuan pozitiv me COVID-19 në mars.

Ata ishin në Australi në atë kohë, ku Hanks po xhironte filmin për biografinë e Elvis Presley.

Në një intervistë për  The National Defense Radio Show, qaktori tha se kishte dhimbje të mëdha trupi dhe ishte shumë i lodhur.

Tha se ndihej i rraskapitur pas 12 minutash ushtrime.

“Pëpiqesha të bëja ushtrime në dysheme dhe nuk arrija të mbaroja gjysmën e tyre. Infermierja më pa përmes syzeve të saj sikur po fliste me një qenie njerëzore të dobët dhe më tha: Ju jeni me COVID-19,”- u shpreh Hanks.

Duke treguar ndryshimet e simptomave të tij dhe bashkëshortes, ai tha: “Rita kaloi një periudhë më të vështirë sesa unë. Kishte shumë ethe. Humbi ndjenjën e shijes dhe nuhatjes. Ajo nuk shijoi ushqimin për të paktën tre javë. Ishte kaq e pështirë, i duhej të zvarritej në dysheme nga shtrati tek pajisjet.”

Tani Hanks dhe Rita janë rikuperuar plotësisht dhe janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Pasi iu thanë se ishin imunë ndaj COVID-19, ata dhuruan gjakun e tyre  si pjesë e një studimi për të parë nëse antitrupat e tyre mund të ndihmojnë në zhvillimin e një vaksine./mediafokus.info