Pas 25 viteve gjendet trupi i Ramadan Hoxhës

Pas 25 viteve është gjetur trupi i Ramadan Hoxhës, i zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Siç kanë njoftuar familjarët, varrimi bëhet më 1 tetor, në ora 17:00 në fshatin Damanek, Drenas.

Njoftimi:

Të nderuar Familjar, Miq ju njoftojmë me dhimbje se pas 25 vitev trupi i pa jetë i prindit Ramadan (Jonuz) Hoxha i cili ishte i zhdukur nga lufta është identifikuar nga mjëksia ligjore se është gjet i vrar në Prekazin heroik nga çetniket serb.
Pusho në paqe Babë.

Vorrimi i të ndjerit bëhet të martën, më 01.10.2024 në ora 17:00 në fshatin Damanek, Drenas.