“Vjeshta letrare e Gjilanit” nis nesër

Nesër, e shtunë, më 19 tetor 2024, në ora 12:00, në bibliotekën e qytetit në Gjilan, nis edicioni i 15-të i manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit, thotë se “Vjeshta…” nis me botimet e reja në poezi, të këtij viti dhe pastaj vazhdon me përurime e vlerësime librash, me portrete letrare e shkrimtarë të ftuar si dhe befasi të tjera letrare.

“Vjeshta…”, e cila mbahet në organizim të Ars Clubit “Beqir Musliu”, zhvillohet mes datave 19 tetor – 21 dhjetor 2024.