Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në rrugë është Rujet Rexhepi, 72-vjeçar.

Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.