Lutfi Haziri: Me Konventë madhështore në Gjilan, rinia e Lidhjes dëshmoi forcën e ndryshimit të madh

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi, ka thënë se kjo parti në Gjilan ka mbajtur Konventë madhoshtore.

“Me Konventë madhështore në Gjilan, rinia e Lidhjes dëshmoi forcën e ndryshimit të madh”, ka shtuar vec tjerash Haziri.

Postimi i plotë:

Me Konventë madhështore në Gjilan, rinia e Lidhjes dëshmoi forcën e ndryshimit të madh. Falemnderit për nderin dhe mbeshtetjen e madhe për Gjilanin e Anamoravën, liderit tonë e kryeministrit në ardhje, prof. dr. Lumir Abdixhiku. Tri gjenerata  jemi bërë bashkë për Rrugën e Re, për Gjilanin e Republiken, duke kujtuar të kaluaren tonë të lavdishme, duke punuar për të tashmen dhe të ardhmen. Me Lumirin, Gjilani dhe Anamorava kthehen fuqishëm. Ju faleminderit nga zemra! LDK është e madhe!