Pensionohet Dr. Teuta Rexhepi, pediatre në repartin e Neonatologjisë në Gjilan, tri dekada kushtuar shëndetit të bebeve

Dr. Teuta Rexhepi, pediatre, ka arritur sot moshën e pensionimit, shkruan Mediafokus.info.

Përgjatë tridhjetë viteve si specialiste, ajo punoi me përkushtim e kujdes maksimal për shëndetin e bebeve.

Gjatë viteve 1988-1994, punoi në Shtëpinë e Shendetit në dispanzerin e fëmijëve në Preshevë.

Ndërkohë, nga viti 1994 deri më 1996 shërbeu në Zhegër, derisa gjatë tri viteve të ardhshme në dispanzerin e fëmijëve në Gjilan.

Prej vitit 1999-2024 punoi në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, përkatësisht nga nga viti 2005 deri në pension (2024), punoi si specialiste pediatre në repartin  e Neonatologjisë. /Mediafokus.info/