Alban Hyseni pranoi se e punësoi kunatën e tij dhe balldësken e drejtorit, ‘shpërthen’ ironia e aktorit të njohur
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar se ka punësuar gruan e vëllait (kunatën) dhe motrën e gruas (balldësken) së drejtorit të Arsimit.
Në emisionin Kallxo Përnime, Hyseni tha se për shkak të konfliktit të interesit, kontratën e balldëskës se drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu, ia ka nënshkruar ai, ndërkaq drejtori ia nënshkroi kontratën e punësimit kunatës së Hysenit.
Pas kësaj deklarate, ka ‘shpërthyer’ ironia në rrjet.
“Qe për kon e keni ndrru Lutfi Hazirin”, ka ironizuar aktori i njohur, Jeton Zogjani, nëpërmjet një video mesazhi në proflin e tij.

