Breshëri plumbash në një veturë, mbetën të vranë burrë e grua
Një vrasje e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.
Nga të shtënat me armë zjarri në një makinë kanë mbetur të vrarë dy persona.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se viktimat janë burrë dhe grua.
Rrethanat dhe motivi i këtij rasti ende nuk dihet.
Dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka reaguar në lidhje me atentatin e rëndë.
“Është konstatuar që një mjet në lëvizje është qëlluar me breshëri armësh dhe dyshohet dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre”, ka thënë ai.

