Gjilan, motrat kërcënohen me thikë nga vëllai
Një konflikt familjar ka ndodhur në Gjilan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Mësohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e familjes së tyre, ku dy viktimat kishin shkuar pasi babai i tyre ishte ndarë nga jeta – por që u përballën me vëllain.
Për motive akoma të panjohura, i dyshuari ka kanosur me thikë viktimat, duke kërkuar që të largohen, me pretendimin se shtëpia është vetëm e tij.
Rasti u denoncua dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.
