Burri e rrahë gruan, ajo vendoset në strehimore bashkë me fëmijët

Një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore bashkë me katër fëmijët e saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri, 17.01.2022-09:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e sajë është vendosur në strehimore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia. (foto arkiv)