Rrëfehet gruaja që rrëmbeu armën e ushtarit gjatë kaosit në parlament në orët kaotike të Koresë së Jugut
Një zëdhënëse e partisë së Koresë së Jugut e parë “duke u përballur me një ushtar me pushkë” në një video që u bë virale si një simbol i kundërshtimit ndaj ligjit ushtarak, ka këmbëngulur se ajo nuk ishte “veçanërisht e guximshme”.
Presidenti Yoon Suk Yeol u detyrua të braktisë deklaratën e tij të gjendjes ushtarake këtë javë pasi 190 ligjvënës sfiduan një numër ushtarësh me helmeta dhe të armatosur duke u futur brenda Parlamentit dhe votuan njëzëri për ta hedhur poshtë atë.
“Mendimi im i vetëm ishte se duhej t’i ndaloja. I largova – dhe bëra gjithçka që munda”, tha ajo për Reuters.
“Shumë njerëz po luftonin kundër trupave të ligjit ushtarak, kështu që unë thjesht mendova se duhej t’i ndaloja gjithashtu”.
Ndërsa ligjvënësit u mblodhën të martën, ndihmësit e tyre bllokuan hyrjet me mobilje, formuan zinxhirë njerëzorë dhe jo vetëm kaq.
Dy orë e gjysmë pasi presidenti shpalli gjendjen ushtarake, 190 ligjvënës kishin marrë rrugën për në parlament dhe njëzëri votuan për ta bllokuar atë.

Ahn në pamje shihet duke i bërtitur ushtarit: “Lëre! Nuk e ndjen turpin?”.
E pyetur nëse e dinte se do të merrte kaq shumë vëmendje, Ahn tha: “Kishte shumë njerëz më të guximshëm se unë që iu kundërvunë trupave të ligjit ushtarak. Madje ka pasur persona që kanë mundur të ndalojnë edhe automjetet e blinduara jashtë. Pra, nuk mendoj se veprimet e mia ishin veçanërisht të veçanta”.
Mediat theksojnë se komandanti i trupave të ligjit ushtarak tha të enjten se nuk kishte ndërmend të përdorte armë zjarri kundër publikut.
Ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes i vendit tha se trupave nuk iu dha municion i vërtetë.

