Shtatë të vdekur nga tërmeti në Kroaci

Mediat kroate raportojnë për të paktën shtatë persona të vdekur nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi Kroacinë të martën. Njoftohet gjithashtu se ekipet e shpëtimit e kaluan natën duke pastruar rrënojat, në kërkim të të mbijetuarve.

Një vajzë 12 vjeçare mbeti e vdekur në Petrinja, tha kryeministri kroat derisa vizitoi qytetin.

Pesë njerëz vdiqën në qytetin afër Glina, tha zëvendësi i tij. Një viktimë e shtatë u gjet në rrënojat e një kishe në Zazina, raportojnë mediat shtetërore.

Kryebashkiaku i Petrinja tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe se njerëzit ishin nxjerrë nga rrënojat.