Kuçi e Kilaj sot dalin para Speciales

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të dalin para gjykatës, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, të cilët akuzohen për ndikimin mbi dëshmitarët.

Bashkë me ta akuzohen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-udhëheqësi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.

Senaca për Kuçin fillon në orën 10:00, kurse për Kilajn në orën 13:00.