Aksidenti dyshohet se ka ndodh pikërisht tek devijimi i urës së Badocit.

Rastin tashmë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti