Hajnat vjedhin në një shtëpi disa stoli ari dhe katër pasaporta

Në një shtëpi në Podujevë hajnat kanë vjedhur stoli ari dhe katër pasaporta të familjarëve, njofton policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info 

Podujevë 04.02.2021 – 22:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe 4 pasaporta të familjes së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.