Një rus arrestohet në Prishtinë për mospagesë të hotelit

Një rus, me shtetësi gjermane është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për ‘cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve banesore’, pasi kishte refuzuar të lëshojë hotelin dhe nuk kishte kryer pagesën.

Prishtinë 04.02.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane  për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari  kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.