VV i ik ballafaqimit edhe te Jeta Xharra, konfirmohet bojkoti

Tashmë është kompletuar bojkoti (ikja) i Vetëvendosjes ndaj mediave: dhe atë mu në Muajin e Gjykimit për mandatin katër vjeçar – dhe Muajin e Kërkimit për një tjetër katërvjeçar.

Me urdhëresë partiake që të njëqind e dhjetë kandidatët e vet që synojnë të udhëheqin legjislativin dhe ekzekutivin nuk do të marrin pjesë në kros-ekzaminim të punës së tyre dhe ofertës së ardhshme zgjedhore.

E fundit që njoftoi të jetë bojkotuar nga pushteti këtë muaj zgjedhor ishte edhe Jeta Xhara nga “Kallxo” që ka një traditë të gjatë të konfrontimit të pushteteve dhe pretendentëve për pushtet.

Vetëvendosja e Albin Kurtit na njoftoi që nuk dojnë me marrë pjesë në Debat Përnime: ‘ne nuk ndalim në televizione të oligarkëve’. More na nuk jemi oligarkë, as pasanika, as milionera, e le mo oligarka. ‘Jo, s’nuk, s’vijmë’.

“Deri dje, qe sa vjet, s’ia keni huq asjëasnjonin prej qityne televizioneve. E pse bash sot këto televizione u bonë të oligarkëve?”, tha Xhara në një videoadresim.