LAJMI I FUNDIT: Aksident në Gjilan, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur sot në Gjilan, në të cilin janë lënduar katër persona, raporton Mediafokus.info.

Lajmin për Mediafokus.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Sot rreth orës 12:00 në lagjen Arbëria të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mund të konfirmoj se katër persona janë lënduar, të cilët pas trajtimit mjekësor, janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se Njësitet e trafikut janë duke i udhëhequr hetimet për këtë rast.

Mediafokus.info ka siguruar pamje nga ky aksident nga dëshmitarët e rastit: