Ju që jeni më të rinj se 40 vjet nuk keni pasur rast ta dëgjoni këtë këngë të mrekullueshme

Artisti i këngës burimore, Skënder Maliqi ndërroi jetë në vitin 2012. Skënder Kosoqa, siç njihej ndryshe, shquhej për interpretimin e këngës së mirëfilltë e sidomos ishte adhurues i madh i këngëve të Shqipërisë së mesme, të cilave u jepte shpirtin e tij, kudo që paraqitej, shkruan mediafokus.info

Ai i kishte qëndruar besnik këngës deri në momentet e fundit të jetës.

Është shpërblyer disa herë me mirënjohje e çmime tjera në festivalet e ndryshme kombëtare, për interpretim të mirëfilltë, por më shumë se gjithçka tjetër, ka çmuar publikun, që e mirëpriti sa herë që Skënderi doli në skenë.

Skënder Maliqi nuk hoqi dorë nga kënga as atëherë kur e kuptoi se vuante nga sëmundja e pashërueshme.

E donte jetën, prandaj nuk i dorëzohej sëmundjes, por vdekja e ndau para kohe në këtë bashkudhëtim me këngën.

Solisti Skënder Maliqi ka mbetur në kujtesën e adhuruesve të këngës, si njëri nga zërat më të veçantë që pati treva e Gjilanit dhe melosi popullor shqiptar. Zëri i tij u shua pikërisht në ditëlindjen e 55-të.

Këtë këngë, të incizuar në RTP, në vitin 1982, si solist i shoqërisë “Zenel Hajdini” të Gjilanit, e të ri-sjellë nga RTK, nuk keni pasur rast ta shihni ju që keni më pak se 40 vjet.

Dëgjojeni dhe përjetojeni sepse është një këngë dhe një interpretim i mrekullueshëm nga Skënder Kosoqa. /Mediafokus/