Salvadori me dedikim prekës për babain: Më është shfaqur prore si një vegim
Sot janë bërë 42 vjet nga shkuarja në amshim e shkrimtarit të njohur gjilanas dhe disidentit të madh kundër regjimit të kohës, Rexhep Elmazi. Djali Salvadori bën një dedikim prekës, shkruan Mediafokus.info.
I biri, Salvadori, i cili nuk ka arritur ta njohë për shkak se ai shkoi në amshim kur ky ishte në moshë shumë të vogël, ka bërë një dedikim prekës për babain, të cilin po e botojmë të plotë.
Koha le të jetë sa të dojë e gjatë një çast i saj unë prapë jam
Dielli le të jetë sa të dojë larg pas tij unë prapë ngas
….
Fillova kështu me vargjet e njërës nga poezitë e babait tim Rexhep Elmazi që sot më 25 maj 2020 mbushi 42 vjet nga shkuarja në amshim për të mos vdekur kurrë.
Unë edhe pse nuk arrita ta njoh sepse isha fare i vogël kur shkoi në përjetësi, babai më është shfaqur prore si një vegim, andaj jam rritur dhe frymëzuar nga poezia dhe atdhedashuria e Tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty baba!
(1938-1978)
Mediafokus.info/

