Ndërron jetë 32 vjeçari, familjarët dyshojnë se iu dha terapi që i shkaktoi reagim alergjik

Një 32-vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë pasditen e së hënës në Spitalin e Kumanovës.

Familjarët thonë se V.A., shkoi për mjekim të thjeshtë dhe gjeti vdekjen, ngaqë ishte alergjik në analgjetik dhe gjatë pranimit të infuzionit, brenda pak minutash i është përkeqësuar gjendja nga reaksione të forta alergjike dhe ka ndërruar jetë.

I pranishëm në repartin kirurgjik në ato momente ka qenë edhe babai i të ndjerit, i cili për TV21, tha se djali i tij ka qenë i evidentuar edhe me dokumente të mjekut amë që nuk guxon të marrë terapi me substancë analgini, përcjellë ts.

Sipas familjarëve, në turnin e dytë, mjeku kujdestar nuk i është përmbajtur protokollit mjekësor dhe babai thotë se i ka dhënë dozën analgjetike që dyshohet se i shkaktoi vdekjen.

Rasti është denoncuar në SPB-Kumanovë dhe me insistim të familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.