“As unë, as fisi im kurrë nuk kanë trokitur në derën e hasmit” – Kadriu i përgjigjet Limanit
Besa Kadriu përmes një shkrimi në rrjetet sociale iu është përgjigjur shkrimeve të Fatmir Limanit për, siç shkruan ai, “trokitjen në derën e hasmit”.
Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa akuzon Limanin për prishje të partisë, ndërkaq thotë se as ajo e as fisi i saj “asnjëherë nuk ka trokitur në derën e djallit”.
Përplasjet mes Limanit dhe Kadriut vijnë pasi kjo e fundit doli me qëndrim publik ku kritikoi Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski.