Rashiti: Komuna e Gjilanit dënohet me gjobë për respektim të ligjit për qasje në dokumente zyrtare

Riad Rashiti, kryetar i PDK-së në Gjilan, ka thënë se Komuna e Gjilanit është dënuar me gjobë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për mos transparencë dhe mos respektim të ligjit për qasje në dokumente zyrtare.

“Agjensioni për Informim dhe Privatësi i ka shqiptuar gjobë kryetarit të komunës së Gjilanit për mosrespektimin e ligjit duke i ikur transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe publikut.

PDK disa herë i ka kërkuar qasje komunës së Gjilanit për informata të ndryshme, mirëpo në disa raste ku ka dyshime për keqpërdorime financiare, tenderë të dyshimtë dhe punësime familjare, kryetari i Komunës i ikën përgjegjësisë dhe e shkelë ligjin për qasje në dokumente publike.

Lidhur me këtë rast, PDK pret që AIP do ta detyrojë kryetarin e Gjilanit për të na ofruar dokumentet e kërkuara.

Fshehja e dokumenteve zyrtare, mostransparenca dhe ikja nga llogaridhënia e kësaj qeverisje komunale, shpreh gjendjen alarmante të krijuar në institucionet komunale”, ka thënë Rashiti.