Ndahet nga jeta infermierja e Spitalit të Gjilanit, Hasime Berjani
Ka ndërruar jetë Gjilan, infermierja Hasime Berjani, punëtore e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Njoftimin e ka dhënë Spitali.
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçare, punëtore e devotshme, infermiere Hasime Berjani, e cila ka punuar në Ambulancë Specialistike.
Infermierëja Hasime Berjani do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berjani, miqve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për infermieren Hasime Berjani.
U prehtë në paqe shpirti i saj!

