Zana Avdiu ‘vizaton’ ngacmimet seksuale: Çka bëni nëse mjeku para juve e komplimenton gruan tuaj?

Aktivistja e mirënjohur për çështje gjinore, Zana Avdiu, ka sulmuar edhe një herë kulturën seksiste në Kosovë që po lë të dhunuara e sulmuara seksualisht shumë vajza.

Ajo është bërë e famshme edhe me kërkesën që të ndalohen komplimentet drejtuar vajzave dhe grave, për shkak se në shumicën e rasteve përbëjnë sulme seksuale.

Me një gjë të tillë nuk janë pajtuar një numër qytetarësh, dhe pas këtij mospajtimi, Avdiu është munduar t’ua ilustrojë më mirë problemin.

Ajo ka pyetur qytetarët se a i japin komplimente grave apo vajzave kur ato ndodhen afër burrave, vëllezërve apo baballarëve të tyre?

“Meqe nuk kane qellim ngacmimin (shqetesimin) seksual, pse nuk ua jepni keto “komplimente” ne sy te nje burri, qe eshte me te?” – ka pyetur në formë retorike ajo, përcjell Periskopi.

Më tej, ajo ka kthyer edhe përmbys pyetjen duke i pyetur se çka do të bënin sikur mjeku t’jua komplimentonte gruan para tyre. Apo edhe ndonjë person tjetër me pozicion autoriteti.

Statusi i plotë:

Mire. Keto “komplimente”- sa bukur po dukesh psh, a ua jepni kolegeve, punetoreve, pacienteve, shoqeve, grave rruges, grave kudo ne pergjithesi, kur ato jane me burrat e tyne apo vellaun apo baben?

Jo, nuk ua jepni!

Meqe nuk kane qellim ngacmimin (shqetesimin) seksual, pse nuk ua jepni keto “komplimente” ne sy te nje burri, qe eshte me te?

Nuk ua jepni, sepse ato komente kane qellime seksuale. Dhe, jo vec qe nuk i komentoni, por ndodh qe punetores ose koleges, as nuk i flet ne rruge kur ajo eshte ne shoqerine e burrit, te dashurit, vellaut apo baben e saj.

Nje pyetje:

Cka kishi me ba, nese mjeku ua komplimenton gruan kur ajo shkon ne kontrolle? Po profesori kur ajo shkon ne fakultet, apo avokati kur ajo kerkon ndihme, ose nga polici kur lajmeron ndonje rast, apo shefi i saj kur ajo shkon ne pune?

Pra, jo. Nuk eshte kompliment, eshte shqetesim seksual! “Komplimentet” mbani per vete!