VV dështon sërish në Kuvend për ta ndryshuar mënyrën e votimit për komisionin zgjedhor

Për të 14-tën herë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e kryesuesit.

Asnjëra parti parlamentare nuk ka dashur të lëviz nga pozicioni i vetë

54 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë, kundër – asnjë dhe asnjë abstenim.

Seanca vazhdon të hënën në ora 10:00, por nuk pritet ndonjë zgjidhje, sepse opozita është deklaruar kundër ndryshimit të mënyrës së votimit brenda të njëjtit proces, i cili ka filluar me votë të hapur.