Enver Hasani flet rreth vendimit të Gjykatës Supreme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, shkruan Mediafokus.info.

Sipas Hasanit, një vendim i tillë ishte i pritur për të.

“Ajo është ditë. Nuk është dashtë ndonjë filozofi e madhe për të marrë vesh, ose për të qenë jurist i hollë për të kuptuar se ky do të jetë vendimi”, tha Hasani.

“Ky është njëfarë lloj teatri i absurdit veç në sferën juridike ku shpërbëhet dialogu në mes të fjalës dhe veprimit’, theksoi ai në Rubikon në Klan Kosova.

“Prej asaj që e ka thënë Gjykata Kushtetuese, krejt e pritur është, krejt normale. Do të ishte e çuditshme po të kishte ndodhur ndryshe me të thënë të drejtën”, shtoi Hasani.