23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, dy prej tyre personel mjekësor

23 raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri me covid-19, ka njoftuar dr. Marjeta Dervish nga Instituti Kombëtar Publik, transmeton Mediafokus.info.

16 prej tyre janë në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnjë, 1 në Durrës, 1 në Librazhd dhe një në Krujë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.Mediafokus.info/