Propozimi i Donika Gërvallës nxiti të qeshurat e “opozitës”, i qeshet edhe Konjufcës

Glauk Konjufca në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar në herën e dytë Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

Pasi e tha emrin e Gërvallës, u dëgjuan të qeshura nga ana e ish- opozitës.

Ndërsa u kthye në foltore për t’iu thënë deputetëve “mos qeshni por ju lutem votojeni atë”, Konjufcës vetë iu qesh.

“Mirë, atëherë kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje e propozon deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mos qeshni, por ju lutem votojeni atë”, tha ai.

Seanca do të vazhdojë të premten nga ora 11:00.