Dënimi i krerëve të UÇK-së, partitë pajtohen për një deklaratë të përbashkët: Dokumenti do të lexohet nga Albulena Haxhiu

Partitë politike janë pajtuar për një deklaratë të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gazeta ka mësuar se unifikimi i qëndrimeve politike të partive është arritur para pak qastesh në një takim që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pasur me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

Burimi i gaztës ka bërë me dije se në këtë deklaratë janë përfshirë qëndrimet e të gjitha partive.

Sipas këtij burimi, deklarata do të lexohet nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Seanca, e cila ishte paraparë të fillonte sot në orën 11:00, do të fillojë në ora 12:00.