Meta: Kush hesht ndaj dhunës është bashkëfajtor

Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, ka postuar një video të dhunës policore të ushtruar ditën e djelë mbi trupat e protestuesve dhe artistëve, te cilet po e kundërshtojne shembjen e Teatrit Kombëtar atje, transmeton Mediafokus.info.

Sipas Metes, kush hesht ndaj dhunës është bashkëfajtor.

Ky eshte një mesazh që kreu i shtetit e përcjell pak orë para nisjes së protestës së thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!. Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”, ka shkruar Meta, në profilin e tij në Facebook./mediafokus.info/