Albulena Haxhiu e padit për shpifje Rrahim Ramën

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka paditur për shpifje ish-drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Ramën.

Lajmin e konfirmoi për Kohen ministrja Haxhiu, derisa tha se me të “ballafaqohet në gjykatë”.

“Të premten kam dërguar padi për shpifje kundrejt tij. Me të ballafaqohem në gjykatë”, tha Haxhiu.

Rama mbrëmë drejtoi akuza ndaj ministres Haxhiu. Atë, madje e ka quajtur “seksere të Faton Dalladakut”.

“Më ka humbur respekti për Albulena Haxhiun kur është seksere e Faton Dalladakut. Albulena Haxhiu, po çuditem pse s’interesohet për dokumentet e privatizimit. Ishte e autorizuar nga Dalladaku prej 2010 deri më 2013 të gjitha procedurat që janë bërë në agjencinë për blerjen e tokave, pronave, për zhvatjen e agjencisë shtetërore ishte e autorizuar nga Dalladaku”, u shpreh Rama./mediafokus.info/