Tërhiqet nga kandidtaura për kryetar komune në Gjilan kandidati i GUXO
Duket se kandidati i Listës GUXO ‘nuk pati guxim’ ta vahzdojë garën për kryetar Komune në Gjilan dhe vendosi të tërhiqet.
Njoftimin e ka ndarë me publikun vetë Ilir Poroshtica.
Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit.
Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit.
Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht.
Me shumë keqardhje për votuesit, Ilir Poroshtica.

