Arsim Emini emërohet drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan

Anesteziologu Arsim Emini është emëruar u.d. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Mediafokus.info merr vesh nga burimet e veta se emërimi i Eminit është bërë dje.

Këtë detyrë, deri tani, për pak javë e ka ushtruar drejtori klinik, Ukshin Ismajli, pas largimit të drejtorit Nysret Hajrullahu.

Spitali i Përgjithsëm i Gjilanit është institucion rajonal dhe ofron shërbime të nivelit sekondar në disa reparte.

Spitali i Gjilanit nuk ka pasur shumë ‘fat’ me drejtorë, sepse gati asnjëri prej tyre nuk ka arritur ta përfundojë mandatin të plotë./Mediafokus.info