Gjendet i vdekur në rrugë një person

Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete. Rasti po konsiderohet vdekje e dyshimtë.

Fsh. Nashec, Prizren 17.05.2021-NN. Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një  gëzhojë,  katër sfera metalike dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar.