Nësër pas mesnate ora kthehet prapa për 60 minuta

Të shtunën pas mesnate, përkatësisht të dielën e fundit të tetorit fillon llogaritja dimërore e kohës dhe ora kthehet prapa për 60 minuta.

Në orën 3 të mëngjesit, akrepat duhet të kthehen në ora 2 dhe kësisoj nata zgjat një orë më shumë.

Ky ndryshim është pjesë e praktikës së zakonshme në vendet e Evropës, prej vitesh dhe bëhet për të kursyer energji dhe për t’u përshtatur me ritmin sezonal të dritës natyrore.

BE ka paralajmëruar anulimin e kësaj praktike, por deri tani nuk ka një vendim konkret.