Çfarë feste ishte 24 tetori në Kosovë dhe a shënohet ende kjo ditë?

Kosova, aktualisht i shënon 12 festa gjatë vitit kalendarik, të cilat janë ditë pushimi, përfshirë edhe 28 nëntorin, që shpallet e tillë me vendim qeverie.

Është interesant se Kosova, ndër të vetmet shtete në rajon, e mban edhe Ditën e Evropës, më 9 maj.

Dikur moti, në vitin 2001, Kosova e kishte ditë pushimi edhe 24 tetorin, ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan MediaFokus.info.

24 tetori nuk është më ditë pushimi, pavarësisht se një mision i reduktuar i OKB-së vazhdon të qëndrojë në Kosovë, sipas rezolutës 1244.

Disa shtete në botë nuk e festojnë më as 1 Majin.

Festa zyrtare në Kosovës janë: Viti i ri, Krishtlindjet ortodokse, Dita e pavarësisë, Dita e Kushtetutës, Pashkët katolike, Pashkët ortodokse, Dita ndërkombëtare e punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet katolike.

Për të gjitha këto festa, pushohet vetëm një ditë, përveçse për Vit të ri, kur pushimi është dy ditësh./MediaFokus/