Burim Elezi falënderon mbështetësit: Bashkë jemi më të fortë se çdo makineri

Burim Elezi falënderon mbështetësit: Na duhet mbështetje maksimale sepse bashkë me Arbërin kemi me e ndreq Gjilanin

Mesazhi i plotë:

Bashkëvendas nga Livoçi, qytetarë të dashur të Gjilanit gjithandej, familjarë, miq, mbështetës, aktivistë e veprimtarë rugovistë,

Gjatë këtyre #113 ditëve, kam arritur t’ju takoj shumicën prej jush dhe mbështetjen e besimin që ma keni dhënë, është nderi më i madh i jetës sime.

Ju keni qenë forca dhe motivimi im për mos u ndalur.

Ky angazhim imi gjatë këtyre tri dekadave ia ka vlejtur kur e kam parë përkrahjen tuaj të pakursyer, këshilltat e dashninë që m’i keni dhënë në këtë fushatë.

Me angazhimin tim ndër vite, prej Forumit t’Rinisë, jam mundu gjithmonë me qenë zani i atyre që s’kanë mujt me folë dhe forca e atyre që kishin frikë me e ngrit zanin.

Sot po kërkoj ta zmadhoj aktivitetin tim politik, duke qenë përfaqësuesi juaj i denjë në Kuvendin e Gjilanit.

Mbi të gjitha, do të kontribojë me krejt kapacitetin tim për ta bërë Gjilanin vend ku jetohet me dinjitet, që ju të krenoheni kur thuani – jam nga Gjilani.

Zotohem se nuk do t’ju zhgënjejë asnjëherë në Kuvendin e Komunës, aty ku merren vendime për të ardhmen tuaj.

Prandaj, të dielën ti vendos dhe ti e shpreh me votë atë që më thua teksa më shtrengon dorën në rrugë: Jemi me ty Burim.

Na duhet mbështetje maksimale sepse bashkë me Arbërin kemi me e ndreq Gjilanin.

Mos harroni, dilni sa më masivisht dhe me dorën e djathtë fillimisht votojeni Arbërin #113, kryetarin në ardhje të Gjilanit dhe mua për Kuvend të Komunës, me numrin 35.

Bashkë jemi më të fortë se çdo makineri.

Zoti ju dhashtë shëndet e paçi veç gëzime në familjet tuaja!

#BurimElezi35 ✅

#ArberIsmajli113✅

#BashkePerFitore👓

#LDKPertej

#BashkePerGjilan