Nesër fillon mësimi plotësues për klasat e nënta
Nesër (e hënë, 8 qershor 2020) fillon mësimi plotësues për klasat e nënta në Gjilan. Njoftimin e ka bërë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.
“Njoftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, se mësimi plotësues për klasat e nënta do të fillojë nga data 08.06.2020, dhe zgjatë deri më 19.06.2020, sipas orarit të caktuar mësimor për lëndët në të cilat do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë”, ka thënë Gagica.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, në koordinim me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave, ka bërë të gjitha përgatitjet në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për fillimin e mësimit përgatitor për Testin e Arritshmërisë, i cili do të mbahet me datë: 23.06.2020
Testi i Aritshmërisë 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjithë nxënësit.
Testi do të ketë gjithsej 80 kërkesa (pyetje, detyra), nga gjithsej 9 lëndë dhe do të zgjasë 120 minuta (2 orë).
Në test përfshihen lëndët: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Data dhe afate me rëndësi:
8 – 19 qershor – Mësimi plotësues për përgatitje për TA
23 qershor 2020 – Realizimi i Testit të Arritshmërisë
30 qershor 2020 – Shpallja e rezultateve të Testit të Arritshmërisë
30 qershor – 2 korrik 2020 – Shqyrtimi i ankesave për rezultatet e Testit të Arritshmërisë
3 korrik 2020 Shpallja e rezultateve të ankesav./mediafokus.info

