Cila është Qeveria më e besueshme, sipas Lutfi Hazirit?

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ditë më parë e tha publikisht se nuk i beson Qeverisë Hoti, shkruan Mediafokus.info.

Pas kësaj deklarate, ai nuk i ka rënë pishman.

“Unë nuk them asgjë rastësisht në politikë dhe kurrë nuk e them pa e mndu atë që duhet saktë me e thanë. Unë i kam parë kështu zhviillimet e fundit. Qëllimi im dhe bindja ime politike ka qenë e lidhur ngushtë me një Qeveri e cila ka qenë bartëse e fitores së 6 tetorit. LDK dhe LVV i kanë fituar zgjedhjet duke qenë opozitë dhe duke iu premtuar qytetarëve për një qeverisje të shpresës”, thotë Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Nënkryetari i LDK’së thotë se Qeveria më e besueshmë për të, që prej pasluftës, ka qenë ajo nën drejtimin e Isa Mustafës.

“Qeveria më e besueshme për mua është Qeveria e Isa Mustafës, 2014-2017, e cila në mënyrë tinëzare politiksht u rrëzua nga disa parti politike. Natyrisht, edhe secila Qeveri e pasluftës, njëra prej të cilës kam qenë edhe unë si zëvendëskryeministër dhe ministër, ka kryer detyra e veta në mandatin dhe kohën e vet”, ka thënë Haziri /Mediafokus.info/