Është koha të hapim sytë dhe të reflektojmë, Gjilani ka nevojë për njerëz që e njohin qytetin
Zaki Asllani
Sa herë duhet të kalojnë vite që të kuptojmë se zëri ynë nuk ka rëndësi?
Dy mandate me radhë kemi parë vetëm premtime boshe, ndërsa Gjilani mbetet i harruar: rrugët e shkatërruara, infrastruktura në gjendje të mjerueshme, mundësitë për të rinjtë zero, dhe vendimet për qytetin tonë merren larg nesh, pa kuptuar realitetin tonë të përditshëm.
Kjo nuk është vetëm zhgënjim kjo është përbuzje për qytetin tonë. Një qytet i braktisur nga ata që duhet të punojnë për të nuk mund të presim më.
Nuk ka më vend për përfaqësues që shfaqen vetëm gjatë fushatës, premtojnë e zhduken.
Është koha të hapim sytë dhe të reflektojmë Gjilani ka nevojë për zëra real, për njerëz që e njohin qytetin, që e ndjejnë përgjegjësinë dhe nuk i lënë vendimet në duar të largët.
Mos e lejoni më të tjerët të flasin në emër të Gjilanit, kur ata nuk kuptojnë asgjë për ne.
Vota juaj është mënyra që të kërkoni llogari dhe të merrni atë që qyteti meriton.
Në zgjedhje, le të kemi parasysh së pari kandidatët e Gjilanit. Mandej mund të mendojmë për kandidatët e tjerë. Kjo vlen për të gjitha partitë pa dallim.
Gjilani meriton respekt, rezultate dhe përfaqësim të vërtetë.

