Miqësia me Amerikën është testament që nuk guxon të vihet në dyshim nga askush

Arbër Ismajli

Përplasjet me SHBA-në, aleatin e natyrshëm historik të interesave të kombit shqiptar, do të duhej të ishin një alarm për të gjithë patriotët që kanë të zgjuar peshën e rrezikimit të qenësisë shqiptare!

Miqësia me Amerikën është tastament që nuk duhet të vihet në dyshim nga askush.

Unë apeloj dhe dua të besoj, se reflektimi tash, menjëherë dhe me përgjegjësi, duhet të jetë i shpejtë dhe i pa kompromis.

Ne duhet të shmangim barrën që na ka lanë historia si brez, se kemi testament të miqësisë me popullin dhe qeverinë amerikane.

Askënd nuk do ta lejojmë, me asnjë kusht, që ta rrezikojë miqësinë e ndërtuar me SHBA-të.

Ata që bëjnë keto pengesa, duhet të shkojnë, e Republika e Kosovës do të mbetet mike e përhershme e SHBA-së!